Një lajm i mirë vjen nga Siria ku 4 gra dhe 9 fëmijë shqiptarë të familjeve që iu bashkuan organizatës terroriste ISIS shpëtuan nga tmerri i kampeve aty dhe do të kthehen në Shqipëri. Operacioni ka nisur para 10 ditësh ku drejtori i antiterrorist Alban dautaj së bashku me kolegun e tij Indrit Doda morën në dorëzim shqiptarët dhe në ditët e ardhshme pritet të vijnë në Shqipëri.