Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli njoftoi se furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit po kthehet në normalitet. Rizvanolli ka shkruar në Facebook se ka filluar furnizimi me ujë në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.