Qeveria shqiptare riktheu zyrtarisht Tik Tok, pas një viti nga ndalimi i përdorimit të tij. Vendimi i këshillit të ministrave, lejon aksesin e plotë në aplikacion për të gjithë përdoruesit si dhe bizneset apo krijuesit e përmbajtjeve, që e përdorin këtë rrjet social si mjetin kryesor të komunikimit dhe marketingut.