Rruga ballkanike është sërish më e preferuara për kalimin e paligjshëm të emigrantëve të parregullt në BE, sipas të dhënave të reja nga agjencia kufitare europiane, Frontex. Numri i hyrjeve të parregullta në Europë rezulton të jetë rritur me 82% gjatë gjysmës së parë të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.