Show i humorit Portokalli rikthehet në sezonin e ri këtë të dielë në ekranin e Top Channel. Pas 20 vitesh histori me personazhe tradicionalë dhe të rinj, të gjithë premtojnë energji dhe ide të reja dhe e ftojnë publikun ti ndjekë Nën moderimin e Salsano Rrapit, Xhemi Shehut dhe Nevina Shtyllës gjithçka është gati për publikun. Ekipi i madh i portokalli ju mirëpret për të qeshur shqip, por edhe për të thumbuar realitetin politik e social.