Spektakli më i dashur i humorit rikthehet këtë të diel në mbrëmje në ekranin e Top Channel, nën moderimin e Salsano Rrapit, Nevina Shtyllës dhe Kiara Titos. Mirëmbrëma dhe mirë se vini në sezonin e 45-të të Portokallisë Trupa e aktorëve është gati për një tjetër sezon të jashtëzakonshëm plot humor dhe surpriza. Na duket sikur po ngjitemi për herë të parë në skenë, I uroj vetes suksese dhe të gjithë kolegëve. Faleminderit publikut që gjithmonë na duartroket, por edhe na kritikon kur duhet Direkt nga skena, me emocionet e fillimit, mezi e presim edhe këtë sezon të ri. Na kishte munguar, ju premtojmë spektakël, humor dhe të qeshura