Top Channel/ Rikthehet në burg ish-kryebashkiaku i PD, dosja që e ‘fundosi’
23/12/2024 20:19

Ka zgjatur vetëm pak muaj liria për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj. Ky i fundit u lirua në prill të këtij viti, pasi përfitoi nga amnistia penale e miratuar me votat e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, por do duhet të rikthehet në qeli. Apeli i GJKKO ka vendosur këtë të hënë të prishë verdiktin e Shkallës së Parë, duke dyfishuar dhe dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim ish-kryetarin demokrat të Bashkisë së Lezhës. Shkalla e Parë kishte dhënë 1 vit e 4 muaj burgim për Frrokajn për tjetërsimin e pronave në bregdet, ndërkohë që SPAK kishte kërkuar dënimin që u dha këtë të hënë. Ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj u gjet fajtor për “Shpërdorim detyre” dhe pritet të rikthehet në qeli e të vuajë dënimin e ri, pasi cili është i formës së prerë. Ndërkohë Apeli i Posaçëm dënoi për të njëjtën vepër penale me 1 vit e 4 muaj burg dhe ish-juristin e Hipotekës së Lezhës, Bledar Cara. Ndërkohë ish-punonjësja e Kadastrës në Bashkinë Lezhë, Juxhina Mema, u dënua me të njëjtën masë, por dënimi u pezullua. Të tre të dënuarve u caktua dënim plotësues i moslejimit të marrjes së një posti publik për 5 vjet. Hetimet për tjetërsimin e pronave nisën në vitin 2019-të, kur SPAK arriti të provojë përfitimin në mënyre të paligjshme të 66 mijë metrave katror tokë në bregdetin e Lezhës, më vlerë 13 milion euro. Sipas organit të akuzës, kjo sipërfaqe toke, e cila ishte pronë shtetërore, ishte tjetërsuar përmes falsifikimit të dokumenteve të pronësisë që nga origjina e pronës deri tek certifikata e pronësisë. Kjo nuk është hera e parë që ish-kryebashkiaku Frrokaj akuzohet për këtë vepër penale. Në një tjetër dosje të ngjashme për të njëjtat akuza, por për sipërfaqe të tjera prone, Frrokaj u dënua me 3 vite burg në tetor 2022 nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Top News- Kandidatura Braçe? Flet Berisha, Kush do jetë kandidati i PD?
04/04 16:04
Top News- A mund të sulmojë Irani me raketa Shqipërinë? Berisha tregon garancinë në mbrojtje
04/04 16:02
Top News – Rama: BE do të na marrë brenda vetes. ‘Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave’
04/04 15:36
Top News – Berisha ‘harron’ Florjan Binajn! ‘Do u ofrojmë qytetarëve kandidatin më të shkëlqyer’
04/04 15:13
Top Channel/ Berisha heq dorë nga Binaj, premton një kandidat të PD për Tiranën
04/04 15:10
Top Channel/ “BE na mbështet”, Rama: Negociatat mbyllen deri në 2027, të gjitha vendet e BE janë pro
04/04 15:06
Top News – ‘Protesta e fuqishme, kundërshtarin do e kapim në befasi’ Berisha flet për 17 prillin
04/04 15:03
Top News – ‘Plogështi e madhe në stukturat e PD.’ Ja si përgjigjet kryedemokrati Sali Berisha
04/04 15:03
Top News – ‘Shtrenjtimi i naftës, taksimi më i lartë në botë’ Berisha flet për karburantet
04/04 15:03
Top News – ‘Masa qesharake për çmimin e naftës, emergjencë përgjysmimi i taksave’
04/04 15:02
Top News – ‘9 shtete të BE kundër Shqipërisë, integrimi në vend numëro, shkak Balluku’
04/04 15:02
Top News – ‘Edi Rama, armik i egër i integrimit dhe mbrojtës i interesave të tij.’
04/04 15:02
Top News – Berisha pyetet për Erion Braçen. ‘Nuk komentoj problemet e partisë së krimit’
04/04 15:01
Top Channel/ Berisha “djeg” Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
04/04 14:39
Top News – ‘Kemi yjet e fatit, BE do të na marrë brenda vetes.’ Rama flet për integrimin
04/04 14:32
Top News – ‘Korrupsioni, gënjeshtër shumë e madhe’ Rama u përgjigjet kritikëve
04/04 14:31
Top News – ‘Asnjë shtet i BE nuk është kundër, na duan pjesë të unionit europian.’
04/04 14:31
Top News – ‘Jo u bllokua, jo u ndalua ..’ Rama përgënjeshtron lajmet për integrimin në BE
04/04 14:30
Top News – Përplasjet me Spiropalin. Rama – Nuk kanë interes publik, ne folëm 7 orë
04/04 14:30
Top Channel/ Rama: Jemi vetëm në rrugën e integrimit, në katin e dytë të Brukselit…
04/04 13:57