Rinisin sot në Bruksel takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, e që mbahen aktualisht në nivel kryengociatorësh. Ashtu sic ka ndodhur edhe herë të tjera, së pari pritet të ketë takime bilaterale të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak me shefin e delegacionit të Kosovës Besnik Bislimi, pastaj me atë të Serbisë, Petar Petkovic.