Flakët kanë përfshirë këtë mbrëmje fushën e Maliqit, në pjesën torfike të saj. Zjarri ka përfshirë hektarë të tërë me kashtë që kanë mbetur pas korrjes së grurit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por puna e tyre e tyre vështirësohet për shkak të erës së fortë. Pak ditë më parë, pesë hektarë tokë e mbjellë me grurë u dogj në në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq. Tokat ku po kultivohej gruri mësohet se ishin marrë me qira nga një biznesmen nga Katari, i identifikuar si Ahmed Alsakka.