Zjarret janë rikthyer sërish në Krujë, midis tre fshatrave dhe po përparon drejt banesave në Larushk, duke djegur shumë hektarë tokë. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat po përhapen akoma më shumë. Zjarri është në kufi me fshatin Halil dhe Arameras, ndërsa era po e vështirëson akoma më shumë situatën.