Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar armë e municion në fshatin Banjskë të Zveçanit. Njoftimi sqaron se në fakt ishin ushtarët amerikanë të KFOR-it ata që kanë hasur fillimisht në pajisje të dyshimta, e më pas, policia e Kosovës ka verifikuar se bëhej fjalë për armë e municione, të cilat janë sekuestruar tashmë.