Rikthehen seancat blic, ku kryeparlamentarja u detyrua të mbyllë punimet në Kuvend për rreth 15 minuta. Teksa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit për deputetin Ervin Salianji, deputetët e PD u përplasën me gardën duke thyer foltoren dhe hedhur sende. Më pas ata morën karriget e tyre dhe dolën në ambientet e jashtme të Kuvendit, ku dhe i vendosën flakën.