Mijëra izraelitë u rikthyen në rrugët e Tel Avivit, për të protestuar kundër votimit të disa ndryshimeve kyçe në gjyqësor nga Parlamenti i vendit, të cilat e kanë ndarë vendin dhe kanë nxitur kritika nga aleatët e huaj. Protestuesit valëvitën flamuj dhe brohoritën njëzëri për demokraci, rteksa nuk munguan përplasjet me policinë dhe dhjetëra arrestime.