Në fshatin e Baltëz në Fier, një bashkësi prej rreth 15 familjeve të komunitetit rom ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë. Prej katër vitesh, këto familje kanë filluar të bashkojnë sipërfaqet e tyre të tokave bujqësore për të formuar mini-kooperative. Iniciativa u nxit nga nevoja për të rikthyer në përdorim tokat e braktisura, pasi shumë prej tyre kishin emigruar bashkë me fëmijët e tyre dhe kishin lënë djerr tokën bujqësore.