Peqini, një zonë kryesisht bujqësore, aktualisht nuk ka shumë për t’i ofruar turizmit shqiptar. Por historia e këtij qyteti flet shumë. Një nga segmentet më të rëndësishme të rrugës Egnatia kalon në Peqin dhe, për të nxitur interesin e turizmit kulturor e historik, Bashkia e Peqinit ka nisur rikonstruksionin e rrugës Egnatia. Kësaj pakete pritet t’i shtohet revitalizimi i kalasë dhe padyshim kulinaria e pasur e zonës. Fermerët peqinas vijojnë të konkurrojnë me produktet e tyre cilësore.