Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike, që duhet të nisë me ndryshimin e strukturës, lidershipit dhe organizmit të partisë më të madhe të opozitës. Në një intervistë për Top Channel, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, e cilësoi si pasion momental lëvizjen e paralajmëruar në PD, duke i kujtuar të gjithë atyre që kanë mendim ndryshe se vota përcakton se kush duhet të ikë dhe të vijë, në të kundërt duhet të shohin opsionin e fraksionit.