Mes kandidatëve të mundshëm për ambasasdorë të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, është edhe Rihcard Grenell, e pohuar kjo nga vetë presidenti amerikan Donald Trump. Trump tërhoqi javën që shkoi nominimin e përfaqësueses Elise Stefanik për këtë detyrë për shkak të shqetësimeve se dalja e saj nga Dhoma e Përfaqësuesve mund të kërcënojë shumicën e ngushtë të republikanëve.