Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Rezultati u votua me nëntë vota pro dhe një abstenim nga ana e Gordana Laban Zuviç e Listës Serbe. Lëvizja Vetëvendosje u shpall fituese në Leposaviç e Mitrovicë të Veriut.