Ka nisur seanca në Kuvend me qëllim miratimin e projektrezolutës për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”. Një ditë më parë opozita njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancë, për të cilën tha se do të mblidhet për axhendën personale të kryeministrit Edi Rama.