Teksa Kuvendi i Shqipërisë po mban një seancë ku pritet që të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë, presidenti i Bosnje-Hercegovinës, Sefik Dzaferovic i është drejtuar me një video-mesazh Kuvendit të Shqipërisë, duke përshëndetur nismën. Šefik Džaferović: E nderuar kryetare e kuvendit, të nderuar deputetë të Republikës së Shqipërisë, zonja dhe zotërinj, të dashur miq. Në ditët në vijim bëhen pikërisht 27 vite nga gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i madh masiv në tokën europiane pas Luftës së Dytë Botërore.