Besojmë se procesi i propozuar kërkon një diskutim të bashkërenduar, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët, çka është kyç për suksesin e punës se komisionit të posaçëm, dhe do të jetë po ashtu kyçe dhe për mbështetjen tonë për të. Delegacioni i BE-së, nuk la pa përmendur faktin që ngritja e komisionit u bë “pa mbështetjen e opozitës”, e cila bojkotoi në të dy rastet votimin në parlament.