U përkujtua sot në Durrës 87-vjetori i rezistencës antifashiste shqiptare, një nga momentet më domethënëse të historisë së vendit. Drejtues të pushtetit vendor, familjarë të veteranëve dhe të rënëve në luftë, vendosën kurora dhe bënë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, në nderim të atyre që sakrifikuan jetën për liri më 7 prill 1939. Në këtë përvjetor nuk munguan as zërat e atyre që e kanë trashëguar kujtesën e luftës.