Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04/2026 20:09

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për biznesmenin Rezart Taçi. Ky i fundit është dënuar me 11 vite burg, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Ai u gjet fajtor për veprën penale të pastrimit të parave për mafien italiane, Cosa Nosta. SPAK kërkoi 13 vite burgim për Rezart Taçit. Në fjalën e tij prokurori Klodian Braho jo vetëm kërkoi dënimin e të kërkuarit prej 2021 nën akuzë për pastrim parash dhe grup kriminal, por gjithashtu kërkoi konfiskimin e përmbi 18 milionë eurove të depozituara në një llogari të hapur në Tiranë dhe që do të shpërndaheshin në llogari të tjera në Hong Kong dhe Singapor. Në operacionin e pastrimit të parave të mafies italiane të hetuar nga prokurori Braho, rezultuan të implikuar edhe Francesco Zummo një i hetuar në Itali për favorizimin e Cosa Nostras si edhe Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli. Nga gjithë kjo skemë dyshohet se biznesmeni shqiptar do të fitonte 3 milionë euro. Pastrimi i parave u tentua të kryhej përmes një banke të nivelit të dytë, tek e cila u depozituan 18 milionë eurot të legjitimuara sikur do të investoheshin në fushën e hidrokarbureve. SPAK deklaroi gjatë proceseve se dispononte si provë veç të tjerash edhe një draft marrëveshje rreth shumës së 18 milionë euro që pretendohej se do jepej si hua me një normë interesi prej 5 përqind. Transaksionet dhe veprimet kriminale u kryen pjesërisht dhe me ndërhyrjen e SPAK pati fillimisht bllokim të vlerës monetare që është konfiskuar edhe më herët me vendim gjyqësor

Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13