Top Channel/ Revoltohet Rama:Të më thuash shtet islamik, po flet me pjellë të imagjinatës, jo me mua
25/09/2024 17:06

Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikë, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria sot është një tjetër pozicion. Kreu i qeverisë tha se çdo shqiptar që jeton jashtë shtetit e ka kokën lart kur prezanton origjinën e tij. Edi Rama: Në këto vite që unë kam pasur privilegjin të jem në krye të qeverisë, janë një sërë faktesh besoj që janë domethënëse të nënvizohen, duke filluar nga dyfishimi i prodhimit të përgjithshëm kombëtar ose siç ju e njihni në gjuhën e këtushme GDP, që ishte 12.7 miliard kur ne morëm detyrën në vitin 2013 dhe që sot është në 25.4 miliard. Një shifër domethënëse besoj për çfarë ka ndodhur me ekonominë në Shqipëri. Nga ana tjetër, sot kemi arritur që të kemi pagën mesatare në sektorin publik 900 euro, në kushtet kur monedhën e kemi më të fortë se asnjëherë më parë. Edhe kjo është një e dhënë që flet për një ekonomi dhe një situatë financiare shumë të qëndrueshme. Brenda kategorive të punonjësve të sektorit publik kemi dhe paga më të larta, për shembull mësuesit sot e kanë pagën mesatare 950 euro në muaj. Në sektorin privat pagat rriten edhe për faktin që tanimë sipërmarrja e shikon që investimi më i rëndësishëm është tek fuqia e kualifikuar e punës dhe se të ndash në një anë të ardhurat duke harruar që t’i japësh më shumë atyre që punojnë për ty është një “miopi” dhe një mënyrë të pari shumë dritëshkurtër e të ardhmes së çdo kompanie, por edhe për faktin që nevoja e ekonomisë për fuqinë punëtore është gjithmonë dhe më e madhe. Nuk dua të zgjatem duke folur për turizmin sepse besoj e keni parë dhe e shikoni vet që turizmi është tanimë një sektor i ekonomisë që është në një shpërthim të madh. Patjetër që brenda për brenda këtij zhvillimi kaq të rëndësishëm ka sfida, kjo nuk diskutohet dhe po ashtu edhe në të gjithë sektorët e tjerë. Unë besoj që siç ka gjëra të rëndësishme që janë arritur, ka dhe sfida të rëndësishme për tu përballuar.

Top Channel/ Tmerr në Himarë, i riu merr peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, ndërhyn policia
02/04 20:00
Top Channel/ E rëndë në Fier, gjendet i vrarë në banesë 40-vjeçari, pamje nga vendngjarja
02/04 19:56
Top Channel/ Denoncon 42 vjeçarja:Jam dhunuar nga fqinji i prindërve, më parë më kanë dhunuar babanë
02/04 19:46
Top News- 78-vjeçari në Bulgarec u vra/ Policia konfirmon krimin, merren në pyetje të afërmit
02/04 19:32
Top News- Makina bie në kanalin me ujë tek ‘Ura e Dajlanit’, plagoset shoferja
02/04 19:26
Top Channel/ Aksident të ‘Ura e Dajlanit’, makina del nga rruga përfundon në kanal
02/04 18:41
Top Channel/ Vrasja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec, pamje nga vendngjarja
02/04 17:57
Top Channel/ “Deri tani janë bërë 300 mijë legalizime”, Rama:Sistem me kritere të qarta sipas viteve
02/04 17:47
Top News- Kurti sulmon mediat/ ‘Disa prej tyre janë të kapura nga interesa okulte’
02/04 17:36
Top Channel/ ‘I kemi ndryshuar faqen Shqipërisë’, Rama: Në Kashar duhet edhe shkollë tjetër, por…
02/04 17:06
Top Channel/ Integrimi, Rama: Atë që opozita i ka bërë këtij vendi s’ja ka bërë askush, një mik…
02/04 17:05
Top Channel/ Qytetarja në njësinë 14 ja thotë në sy Ramës: Më pëlqen mënyra se si ju i qaseni…
02/04 17:05
Top Channel/ ‘Legalizimet nuk janë ndalur’, Rama në Njësinë 14: Nuk mund të bëjmë një piramidë…
02/04 17:05
Top News – ‘U kërcënova me jetë’. Propozimi i Ballës për 2 prillin, tensione në sallë
02/04 16:58
Top Channel/ “Do të rrjep si kec”, sherr në Kuvend, Noka godet Ballën me bidon uji
02/04 16:55
Top Channel/ Opozita kërkon ndryshimin e ‘rendit të ditës’, Kuvendi voton kundër
02/04 16:54
Top Channel/ “S’të vjen turp”, opozita bllokon foltoren kërkojnë fjalën, Peleshi: Jemi në votim
02/04 16:54
Top Channel/ Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, ministrja Sala tregon shifrat
02/04 15:34
Top Channel/ 78-vjeçari korçar gjendet i pajetë me shenja dhune, dyshohet se e kanë eliminuar
02/04 15:33
Top News – Van Horn e Shefqet Kastrati inspektojnë ‘Rapid Scan 3D’, teknologjia amerikane në TIA
02/04 15:25