Muzeu Etnografik i Elbasanit, godina më e rëndësishme historike në qytet do ti nënshtrohet restaurimit. I ndërtuar në vitin 1792 godina është restauruar vetëm një herë dhe nevoja për ndërhyrje është e madhe. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore ka gati tashmë projektin që pritet të miratohet nga Ministria e Kulturës. Muzeu Etnografik i Elbasanit është ndërtuar si një shtëpi karakteristike me çardak dhe arkitektura është e veçantë në llojin e vet në trevën e Elbasanit pasi të tilla godina gjejmë më shumë në Berat, Gjirokastër, Prizren e Shkodër.