Top Channel/ Restaurohet karakolli i Çajupit/ Monumenti historik rikthehet për turizmin kulturor
10/03/2026 12:26
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka nisur punën për restaurimin e Karakollit i Fushës së Çajupit, monument kulture i kategorisë së parë, i cili mbart vlera të veçanta historike dhe arkitekturore për zonën malore të Zagorisë.