Referuar statistikave rreth 15% e aksidenteve ndodhin për shkak të sjelljes së gabuar të këmbësorëve. Edhe më i dukshëm ky fenomen është në Tiranë ku dendësia e popullsisë është më e madhe. Policia e Tiranës tenton të sensibilizojë kalimtarët duke vendosur masa administrative për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.