Policia e Durrësit njofton se natën e kaluar ka vijuar kontrollet në subjekte të ndryshme, përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Durrës, me qëllim monitorimin e respektimit të aktit normativ që ndalon muzikën në mjediset e hapura, tej orarit të përcaktuar. Gjatë mbrëmjes së djeshme, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në lokalet e shumta përgjatë plazhit të Durrësit dhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës.