Top Channel/ Reshjet shkaktojnë përmbytje në Lezhë, uji mbulon rrugët, bllokohet qarkullimi
11/02/2026 11:56
Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës.
Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk e ka përballuar nivelin e lartë të prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë disa zona urbane.