Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës e vijojnë pandërprerë dhe mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të qytetit bregdetar të Durrësit. Disa kryqëzime rrugësh në lagjet 1, 18 dhe në Plazh e Shkozet janë zgjuar të përmbytura nga ujërat, duke shkaktuar vështirësi dhe vonesa në qarkullim për këmbësorët dhe automjetet.