Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në Bulqizë kanë sjellë prombleme në rrugët e vendit. Për shkak të përmbytjeve kalimi nga Lagja e Re në atë të vjetrën në Bulqizë është bërë tepër I vështirë. Ndërsa reshjet e borës kanë rënë në zonat që kanë lartësi 500 mbi nivelin e detit. Për të kaluar te minierat e Tërnovës dhe Martaneshit kalimi bëhet vetëm nga automjetët që përdorin goma dimri dhe zinxhirë. Ndërsa në Qaf Murri të rrugës së Arbërit rreshjet e dëborës janë më pak të dendura.