Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në disa zona të vendit gjatë 24 orëve të fundit. Mëngjesin e sotëm dhe gjatë orëve të mbrëmjes Lezha është shoqëruar me reshje të dendura shiu. Si pasojë e reshjeve lagjja “Beslidhja” ka patur prezencë të lartë uji nga bllokimi i kanaleve të ujërave të zeza duke sjell problem në qarkullimin e automjeteve dhe dërgimin e fëmijëve për në shkollë