Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së kaluar që kanë vijuar edhe sot, kanë sjellë probleme edhe në segmentin e rrugës së Arbrit. Si pasojë e motit të keq ka pasur rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve. Aktualisht rruga nuk është e bllokuar pasi po bëhen ndërhyrjet për pastrimin e inerteve.