Reshjet e dëborës kanë zbardhur zonat malore të Gjirokastër, duke krijuar një panoramë të bukur dimërore, ndonëse jemi në prag pranvere. Segmenti rrugor Kardhiq-Delvinë mbetet i qarkullueshëm normalisht, pa probleme për lëvizjen e mjeteve. Autoritetet bëjnë apel për drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes, sidomos në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kur temperaturat e ulëta mund të krijojnë ngrica në rrugë.