Reshje dëbore janë shënuar edhe në disa fshatra të Bulqizës, veçanërisht në fshatrat e njësisë administrative Zerqan dhe Martanesh, Tërnovë e Madhe dhe Tërnovë e vogël. Deri më tani situata paraqitet e normalizuar, pasi reshjet në të gjitha zonat kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.