Reshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në qarkun e Kukësit. I gjithë qarku është përfshitë nga bora, që në Shishtavec ka arritur trashësinë 50 centimetër. Për pasojë, akset rrugore rrezikohen nga rënia e gurëve, inerteve dhe ngricave. Ndërkohë, në disa njësi administrative ka probleme me energjinë elektrike: Njësia Administrative Tropojë, Fshatrat Zogaj, Kepeneg, Kam Njësia Administrative Bytyq, Bashkia Tropojë. Njësia Administrative Golaj, Bashkia Has. Njësia Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, fshatrat Gdheshtë e Pistë, Njësia Administrative Malzi, Bashkia Kukës.