Rënia e temperaturave ka sjellë reshjet e para të dëborës në zonat malore në qarkun e Korçës. Në orët e para të mëngjesit, reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit. Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.