Mesa duket dimri nuk ka plan t’ja lërë vendin pranverës. Në zonat malore kanë rinisur me intensitet reshjet e dëborës. Përveç zonës së Stableves në Librazhd, bora ka mbuluar dhe Fushë Studen. Nga pamjet e publikuara shihen bora ka zbardhur gjithë vendin, por deri më tani nuk ka shkaktuar problematika në qarkullimin e automjeteve.