Reshjet intensive kanë shkaktuar rrëshqitjen e një pllaje në lartësitë e malit të Lunxhërisë në Gjirokastër. Intesiteti i lartë i reshjeve dhe depërtimi i ujërave në brendësi të malit kanë shkaktuar shembjen dhe rrëshqitjen e një sipërfaqe të konsiderueshme të përbërë nga material i ngurtë, dhera dhe shkëmbinj. Megjithëse është në distancë të madhe nga fshati Mingul sërish zona mbahet nën monitorim ndërsa është kërkuar ndihma e specialistëve gjeologë.