Reshjet e dendura të shiut të shoqëruar me breshër kanë përfshirë gjithë territorin e Bulqizës, duke shkaktuar probleme në rrugë. Pedonalja e Bulqizës është përmbytur, ndërkohë që breshëri ka shkaktuar dëme në bujqësi. Lulet e pemëve që kishin çeluar, janë shkatërruar.