Reshje intensive të shiut priten në vendin tonë përgjatë kësaj jave, duke rikthyer rrezikun për përmbytje. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një dalje për mediat, njoftoi se reshjet e shiut dhe në disa zona të borës do të vazhdojnë deri në 21 janar. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në Alpet Shqiptare, duke arritur në 120 mm në Theth dhe Valbonë.