Territori i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dendura në të gjithë territorin e Bashkisë së Dibrës. Reshjet kanë filluar në orët e para të mëngjesit dhe deri tani në këto momente vazhdojnë me intensitet të lartë. Trashësia e dëborës në qytet arrin në 15 cm. Ndërsa në zonat e larta, Kalaja e Dodës, Selishtë, Grykë Nokë trashësia shkon deri në 25 cm.