Plakja e popullsisë është fenomen, që po njeh ritme të shpejta në vendin tonë. Referuar Institutit të Statistikave INSTAT, në 8 qarqe nga 12 që ka gjithsej vendi ynë, ka më shumë të moshuar, sesa të rinj. Vetëm në 4 qarqe, Tiranë, Durrës, Dibër dhe Kukës, të rinjtë janë në dominancë.