Është mbledhur seanca plenare e kësaj të enjte, ku në fokus do të jetë shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 3 mars–11 prill 2025, shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 3-21 mars 2025 dhe miratimi i projektit të manualit “Për procesin ligjvënës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”.