Kryeqyteti britanik, Londra është renditur në listën e 10 vendeve më të shtrenjta për punonjësit e huaj, në një indeks global. Qyteti i Britanisë së Madhe është ngjitur me nëntë vende që nga viti i kaluar, duke u renditur i teti në renditjen e qyteteve me koston më të lartë të jetesës për vitin 2024 e që botohet nga “Mercer”. Londra u ngjit më lart në listë për shkak të faktorëve që përfshijnë koston e përgjithshme të jetesës dhe çmimet e qirave. Hong Kongu ruajti vendin e parë në renditjen e këtij viti, i ndjekur nga Singapori. Qytetet zvicerane Zyrihu, Gjeneva dhe Bazeli janë pesë qytetet më të shtrenjta.