Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03/2026 22:36

Pasuria neto e Elon Musk, e vlerësuar në 839 miliardë dollarë, e bën atë njeriun më të pasur të regjistruar ndonjëherë. Sipas renditjes tradicionale të pasurive neto të “Forbes” që nga 1 marsi 2026, themeluesi i Tesla dhe SpaceX është në krye për të dytin vit radhazi, pasi pasuria e tij u rrit me afërsisht 500 miliardë dollarë në dymbëdhjetë muajt e fundit, e nxitur nga vlerësimet në rritje të kompanive të tij. Donald Trump u ngjit në vendin e 645-të, nga vendi i 700-të vitin e kaluar. Kriptomonedhat "e tij" i kanë lejuar atij të ngjitet 55 vende në 12 muaj në listën prestigjioze të njerëzve më të pasur. Të dhënat tregojnë se Elon Musk Musk është personi i parë që tejkalon shifrën e 800 miliardë dollarëve dhe është në rrugën e duhur për t'u bërë personi i parë në botë që arrin shifrën e 1,000 miliardë dollarëve. Ai i kapërceu vështirësitë e tregut të aksioneve me të cilat u përballën kompanitë e tij gjatë impenjimit të tij ndaj projektit “Doge” për të ulur kostot për qeverinë amerikane dhe për të mbështetur administratën “Trump”. Po kush qëndron pas Musk? Janë bashkëthemeluesit e Google, Larry Page (257 miliardë dollarë) dhe Sergey Brin (237 miliardë dollarë), të cilët u renditën në vendin e dytë dhe të tretë me tre herë më pak pasuri se Musk. Ndërkohë, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ishte i katërti me 224 miliardë dollarë, dhe CEO i “Meta”-s, Mark Zuckerberg, i pesti me 222 miliardë dollarë. Sipas renditjes aktuale botës i janë shtuar rreth 400 miliarderë më shumë sesa një vit më parë. Kjo rritje e numrit të tyre është nxitur edhe nga përparimet në inteligjencën artificiale.

Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
Top News – Marina franceze në shpëtim…! Macron premton të mbrojë Ngushticën e Hormuzit
10/03 12:05
DIGITALB DIGITALB