Top Channel/ Rendi në një muaj/Policia e shtetit bën bilancin e marsit: 90 operacione, 553 arrestime
31/03/2024 11:46

Gjatë muajit mars, policia e shtetit ka ndërmarrë 90 operacione policore duke vënë në pranga 553 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 9 prej operacioneve kanë qenë bashkëpunime me partnerët europianë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke arritur të kapen shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëta për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime ekonomike. 13 shtetas u ekstraduan si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, spanjollë, britanikë, italianë dhe gjermanë. Në bilancin e marsit policia e shtetit përmend zbulimin e 3 bazave me armatime në Durrës dhe në Vlorë ku furnizoheshin grupet kriminale, me armë, municion, mjete dhe sende kamuflimi për të kryer krime të rënda. Gjatë këtij muaji janë sekuestruar 3 mina me telekomandë, 53 armë zjarri që do të trafikoheshin ose do t’i shiteshin kontigjentit kriminal, sasi shumë të mëdhaja fishekësh të kalibrave të ndryshme, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë cannabisi, 9700 farave cannabisi, rreth 100 kilogramëve cannabis, rreth 1.2 kilogramëve kokainë dhe mijëra dozave të këtyre lëndëve; 207 285 euro me burime të dyshimta. Janë zbardhur 130 vjedhje dhe janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë 136 shtetas, për dhunë në familje;janë goditur 142 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë sekuestruar 17 mjete të rënda që gërryenin shtretërit e lumenjve, transportonin inerte, dhera, dru të prera në mënyrë të kundërligjshme apo materiale për ndërtime pa leje. anë vënë në pranga 135 drejtues mjetesh, nga të cilët 94 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 41 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Top Channel/ Kishte dy javë që kishte blerë motorin, vdes në një aksident 35-vjeçari në Krutje
05/04 13:07
Top Channel/Katolikët kremtojnë Pashkën, besimtarët festojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme
05/04 12:25
Top Channel/Urimi i imzot Arjan Dodajt! Besimtarët ndoqën meshën në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë
05/04 12:23
Top Channel/ Historia e At Fran Përlalës, 57-vjeçarit që studion për inxhinieri Agro-Mjedisi
05/04 12:22
Top Channel/ Gjirokastër, tkurret blegtoria, bie numri i bagëtive, fermerët: Janë rritur kostot
05/04 12:16
Top Channel/ I dënuari me 20 vite kapet në Spanjë, Adrian Ogiçi shpallet fajtor për rrëmbim
05/04 12:12
Top Channel/ Rama: Ulëm akcizën, mos abuzoni. Kryeministri: 1 miliardë euro më shumë në buxhet
05/04 12:10
Top News – ‘Ecim me punët dhe negociatat’. Rama flet për buxhetin: Të ardhura rekord
05/04 11:42
Top Channel/ Besimtarët katolikë në Durrës kremtojnë Pashkët në një atmosferë feste
05/04 11:19
Top Channel/ Arkitektja që ka studiuar Astrologji në Londër e ftuar në Flasim, Rama:Si mund…
05/04 11:08
Top Channel/ ‘Që ta kontrollosh duhet të kesh frena’, Rama në Flasim për Inteligjencën artificiale
05/04 11:08
Top Channel/ “Miratohet skema për fermerët” Rama në Flasim:Risi nxitja e praktikave të qëndrueshme
05/04 11:07
Top News – Pashka katolike. Besimtarët kremtojnë ringjalljen e Krishtit
05/04 11:03
Top Channel/ ‘Keta tepelenasit nuk kanë emocione shpirtërore’, Rama e mbyll me batuta Flasim
05/04 10:58
Top Channel/ “Kur dilja jashtë, përfundoja në komisariatin e aeroportit”, Rama rrëfen brengën e tij
04/04 23:38
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top News – Pranga të afërmëve të gjeneralit iranian. SHBA- përhapën propagandën e Teheranit
04/04 23:15
Top Channel/ Nga historia te kriza, pse Hormuzi është “arteria” më e rrezikshme e globit
04/04 22:51
Top Channel/ Mijëra euro cash, ora luksoze…/ Në listën e më të kërkuarve, pranga bosit të Camorras
04/04 22:02
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59