Parku Kombëtar i Butrintit ka shënuar një rekord të ri vizitueshmërie për vitin 2025. Vetëm gjatë muajit korrik parku është vizituar nga 44,555 vizitorë, duke e çuar totalin e 7 mujorit në mbi 150,000 vizitorë. Sipas të dhënave të siguruara nga drejtoria e parkut, kjo përfaqëson një rritje me 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Drejtoresha e parkut, Jorida Muho, konfirmon gjithashtu se të ardhurat kanë pësuar një rritje të ndjeshme.