Si rrallëherë, sezoni turistik në Velipojë ka nisur me intensitet që në fillim të qershorit, duke i ngjarë më shumë pikut të muajit gusht sesa fillimit të verës. Me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave për menaxhimin e plazheve, ata kanë tashmë tre forma akomodimi në dispozicion: hapësirat private, zonat e administruara nga pushteti vendor dhe plazhi publik, i cili këtë sezon ofron më shumë hapësirë për përdorim të lirë.