Artisti iranian Emad Salehi vendosi një rekord të ri botëror Guinness me veprën e tij artistike "Ball Story", e cila mbuloi plot 9,652 metra katrorë duke u kthyer kështu në pikturën më të madhe të globit të realizuar ndonjëherë në kanavacë. krijimi i Salehit rrëfen historinë e Kupës së Botës që prej fillesave të saj, e deri në kampionatin botëror që po zhvillohet në Katar.